Filippo Inzaghi sulmon Allegrin: Lashë futbollin për faj të tij

Filippo Inzaghi sulmon Allegrin: Lashë futbollin për faj të tij

16:54, 20/06/2023

 

Dihej që mes Allegrit dhe Filippo Inzaghit nuk kishte ndonjë marrëdhënie të mirë, por ish-sulmuesi ka treguar debatin që ka pasur mes palëve në fund të sezonit 2011-2012 kur Galliani i kishte ofruar rinovimin, por trajneri nuk ishte dakord duke e shtyrë drejt tërheqjes nga futbolli i luajtur. Madje në sezonin 2012-2013 dy protagonistët thuajse u zunë me grushte, kur Inzaghi drejtonte skuadrat e moshave të Milanit.

“Ishte Allegri ai që mbylli karrierën time si lojtar. Unë dhe Milani, gjatë pranverës së vitit 2012 kishim gjetur marrëveshjen për të zgjatur edhe me një vit kontratën time. Unë do të isha një lojtar i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, që brenda pak kohësh kishte humbur Maldini, Pirlo, Nesta, Gattuso, Seedorf.

Galliani ishte i lumtur që bashkë kishim gjetur këtë zgjidhje. Por Allegri nuk ishte dakord, nuk më donte në dhomat e zhveshjes dhe i tha drejtuesve që të mos më rinovonin kontratën. Për mua ishte një goditje e rëndë”, shkruan Superpippo në librin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco