Pesë herë në grupet e Champions dhe 13 herë radhazi kampion të Bjellorusisë, njihuni me rivalët e Partizanit

Pesë herë në grupet e Champions dhe 13 herë radhazi kampion të Bjellorusisë, njihuni me rivalët e Partizanit

14:47, 20/06/2023

Partizani është njohur me kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Champions League. Klubi kryeqytetas do të përballet me një kundërshtar jo të lehtë në këtë fazë të kompeticionit.

Bëhet fjalë për bjellorusët e Bate Borisov, që pavarësisht se nuk kushton shumë sot në treg, mund të hapë shumë probleme.

Kështu, Bate Borisov ka vlerën e 7.70 milionë eurove të të gjithë lojtarëve sipas Transfermarkt, ndërsa Partizani ka vlerën e 5.78 milionë eurove.

Por ajo që të frikëson më shumë është padyshim eksperienca e bjellorusëve në Europë. Bate Borisov ka marrë pjesë pesë herë në grupet e Champions League dhe ka fituar 15 herë titullin kampion në Bjellorusi, nga të cilat 13 herë radhazi.

 

Në të kaluarën, bjellorusët Bate Borisov janë përballur me Skënderbeun dhe të dyja ndeshjet kanë përfunduar në barazim (1-1 në Shqipëri dhe 0-0 në Bjellorusi).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco