'Topi i Artë' 2023, kush duhet ta fitojë përballjen Messi-Haaland?

'Topi i Artë' 2023, kush duhet ta fitojë përballjen Messi-Haaland?

10:53, 19/06/2023

 

Gara për “Topin e Artë” 2023 duket se nuk ka shumë kandidatë potencialë, megjithatë janë disa nga futbollistët më të mirë në botë që konkurrojnë për këtë çmim, për t’ia rrëmbyer “kurorën” fituesit të vitit 2022, Karim Benzema, dhe ngritur trofeun në Paris më 30 tetor.

Mes kampionateve botërore, trofeve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, sezoni që sapo ka përfunduar ka ripërcaktuar ekuilibrat edhe në nivel individual. Cilët janë rreshtuar për nderin më të madh individual në futbollin botëror? Cili është favoriti? Messi apo Haaland? Le të shohim renditjen e mundshme dhe 30 kandidatët “në valle” të përpiluar nga “GOAL”.

30. Rafa Leao (Milano)
Në 2022/2023: 16 gola dhe 15 asiste

29. Harry Kane (Tottenham)
Në 2022/2023: 32 gola dhe 5 asiste

28. Nicolo Barella (Inter)
Në 2022/2023: fitues i Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë, finalist i Champions League. 9 gola dhe 10 asiste

27. Jamal Musiala (Bayern Munich)
Në 2022/2023: 16 gola dhe 16 asiste, kampion i Gjermanisë

26. Emiliano Martinez (Aston Villa)
Në 2022/2023: fitoi Kupën e Botës me Argjentinën

25. Antoine Griezmann (Atletico Madrid)
Në 2022/2023: 16 gola dhe 19 asiste

24. Ederson (Manchester City)
Në 2022/2023: fitoi Premier League, Champions League dhe “FA Cup” me Manchester City

23. Cody Gakpo (Liverpool dhe PSV)
Në 2022/2023: 23 gola dhe 20 asiste

22. Gavi (Barcelona)
Në 2022/2023: fitues i La Liga-s, Superkupës së Spanjës dhe Ligës së Kombeve, 3 gola dhe 7 asiste në sezon

21. Yassine Bounou (Seville)
Në 2022/2023: i katërti në Kupën e Botës, fitues i ‘Europa League’

20. Casemiro (Manchester United)
Në 2022-23: 9 gola, 8 asiste. Ai fitoi ‘Carabao Cup’ dhe Superkupën e UEFA-s.

19. Jack Grealish (Manchester City)
Në 2022-23: 6 gola, 11 asiste. Ai ka fituar Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’

18. John Stones (Manchester City)
Në 2022-23: 3 gola, 3 asiste. Ai ka fituar Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’

17. Bukayo Saka (Arsenal)
Në 2022-23: 19 gola, 14 asiste

16. Lautaro Martinez (Inter)
Në 2022-23: 29 gola, 12 asiste. Ai fitoi Kupën e Botës, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë

15. Jude Bellingham (Borussia Dortmund)
Në 2022-23: 15 gola, 9 asiste

14. Marcus Rashford (Manchester United)
Në 2022-23: 33 gola, 11 asiste. Ai fitoi ‘Carabao Cup’

13. Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)
Në 2022-23: 16 gola, 17 asiste. Ai fitoi Serie A.

12. Karim Benzema (Al-Ittihad)
Në 2022-23: 31 gola, 6 asiste. Ai fitoi Kupën e Mbretit, Botërorin për Klube dhe Superkupën e UEFA-s

11. Bernardo Silva (Manchester City)
Në 2022-23: 9 gola, 8 asiste. Ai ka fituar Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’

10. Julian Alvarez (Manchester City)
Në 2022-23: 23 gola, 6 asiste. Ai ka fituar Kupën e Botës, Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’.

9. Robert Lewandowski (Barcelona)
Në 2022-23: 35 gola, 10 asiste. Ai fitoi La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës

8. Victor Osimhen (Napoli)
Në 2022-23: 31 gola, 5 asiste. Ai fitoi Serie A.

7. Ilkay Gundogan (Manchester City)
Në 2022-23: 13 gola, 7 asiste. Ai ka fituar Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’

6. Kevin De Bruyne (Manchester City)
Në 2022-23: 10 gola, 32 asiste. Ai ka fituar Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’.

5 Rodri (Manchester City)
Në 2022-23: 4 gola, 7 asiste. Ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier League, ‘FA Cup’ dhe Ligën e Kombeve.

4. Vinicius Junior (Real Madrid)
Në 2022-23: 24 gola, 25 asiste. Ai fitoi Kupën e Mbretit, Botërorin për Klube dhe Superkupën e UEFA-s

3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
Në 2022-23: 53 gola, 14 asiste. Ai fitoi Ligue 1 dhe Superkupën e Francës.

2. Erling Haaland (Manchester City)
Në 2022-23: 53 gola, 9 asiste. Ai ka fituar Champions League, Premier League dhe ‘FA Cup’.

1. Lionel Messi (Inter Miami)
Në 2022-23: 38 gola, 25 asiste. Fitoi Kupën e Botës, Ligue 1 dhe Superkupën e Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco