Fiorentina futet në garë me Lazion, klubet kërkojnë liderin e Sassuolos

Fiorentina futet në garë me Lazion, klubet kërkojnë liderin e Sassuolos

10:09, 19/06/2023

 

Një garë e ashpër duket se do të jetë ajo mes Lazios dhe Fiorentinës në këtë merkato verore. Së fundmi, klubi “vjollcë” është futur në garë për një nga objektivat kryesor të lacialëve në merkato.

Sipas “Sportmediaset”, bëhet fjalë për 10-shin e Sassuolos, Domenico Berardi. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano i ka kërkuar presidentit Commisso për të blerë shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar.

Për të bindur Sassuolon të shesë liderin e ekipit të tyre, duhen të paktën 20 milionë euro. Gjithashtu, Fiorentina duhet të mposhtë dhe konkurrencën e Lazios në këtë garë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco