Ëndrra e madhe kalon nga Moldavia, kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë vetëm për tri pikët

Ëndrra e madhe kalon nga Moldavia, kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë vetëm për tri pikët

09:03, 17/06/2023

Në orën 20:45, Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024”, e vlefshme për Grupin E.

Të besuarit e Silvinjos do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët, pas një humbje jo të merituar ndaj Polonisë në mënyrë për të mbajtur gjallë ëndrrën për të luajtur sërish në Europian.

Trajneri brazilian do të debutojë sot në Tiranë dhe në deklaratat e mëparshme e ka shprehur se kërkon të debutojë me fitore.

Nga ana tjetër, rivalët moldavë kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë në 2 ndeshjet e para kualifikuese, një kundër Ishujve Faroe dhe një kundër Republikës Çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco