Theo Hernandez konsiderohet i pashitshëm, gjiganti anglez kërkon të lëkundë Milanin

Theo Hernandez konsiderohet i pashitshëm, gjiganti anglez kërkon të lëkundë Milanin

12:29, 16/06/2023

 

Manchester United po përgatitet të bëjë një merkato të zjarrtë në verë. “Djajtë e kuq” kërkojnë të përforcojnë ekipin edhe më shumë pasi këtë sezon do të bëjnë pjesë në Champions League.

Së fundmi, klubi anglez ka hedhur sytë në Serie A dhe kërkon t’i rrëmbejë Milanit titullarin e padiskutueshëm. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Manchester United kërkon të sigurojë shërbimet e Theo Hernandez për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, oferta fillestare e “djajve të kuq” për mbrojtësin francez nuk duhet të jetë më pak se 60 milionë euro. Momentalisht Milani nuk është i destinuar të shtrëngojë duart me Theon.

Theo Hernandez ka një kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2026. Por në rast të një oferte me shifra marramendëse, çdo gjë do të merret parasysh nga kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco