Dalic: Fitore historike, ka ardhur koha të fitojmë medaljen e artë

Dalic: Fitore historike, ka ardhur koha të fitojmë medaljen e artë

11:48, 15/06/2023

Kroacia mposhti Holandën në gjysmëfinalen e “Final Four” në Nations League dhe në finale prej fituesit e çiftit Spanjë-Itali.

Kombëtarja ballkanike triumfoi 4-2 përballë Holandës në “De Kuip” të Roterdamit.

Ndërkohë që koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, djemtë e Zlatko Dalic nuk u përmbajtën aspak në minutat shtesë, duke shkatërruar plotësisht skuadrën e Koeman.

Dalic, i cili udhëhoqi Kroacinë në dy Botërorët e fundit drejt shpalljes nënkampion (2018) dhe vendi i tretë (2022), tani pret të artën.

Ndërkohë që ka një dedikim të veçantë për triumfin kundër “tulipanëve”.

“Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik!

Të thyesh 4-2 Holandën në fushën e saj është diçka që do të mbetet në histori. Ne punojmë fort në stërvitje dhe tani po shijojmë frytet e sakrificave tona.

Lojtarët e konfirmuan edhe njëherë se janë gati të luftojnë kur vjen puna për Kroacinë. Fituam një tjetër medalje pas asaj në Kupën e Botës, por tani duam medaljen e artë.

Pas medaljes së argjendtë dhe të bronztë, tani ka ardhur momenti të fitojmë medaljen e artë”, u shpreh Zlatko Dalic, i cili vijon të zhvillojë një punë të shkëlqyer në stolin e Kroacisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco