Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Mund të shkojmë në Europian', Asllani: Interi është ekipi i zemrës, Moldavinë e mposhtim

'Mund të shkojmë në Europian', Asllani: Interi është ekipi i zemrës, Moldavinë e mposhtim

12:30, 14/06/2023

 

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy pengesat e radhës për Shqipërinë në rrugën drejt Europianit. Skuadra kuqezi do të ndeshet fillimisht me Moldavinë ditën e shtunë në “Air Albania” e më pas me Ishujt Faroe. Në prag të sfidave, ka dhënë konferencën për shtyp edhe Kristjan Asllani.

“Kam dy ditë që kam ardhur, e kam parë grupin shumë mirë, po stërvitemi shumë fortë. Po e presim këtë ndeshje dhe do të bëjmë shumë mirë.”

FINALJA E CHAMPIONSIT- “Ka qenë një emocion shumë i madh për mua, sepse që i vogël kam qenë tifoz i Interit. Të shkosh në finalen e Championsit me ekipin e zemrës është një ëndërr.”

PËRGJEGJËSIA- “Është normale, sepse ata janë një skuadër që do të na presin në fushën e vetë. Gjëja kryesore është për të mbajtur ne topin sa më shumë.”

EKSPERIENCA NDËRKOMBËTARE E ASLLANIT NË NDIHMË TË KOMBËTARES- “Po sigurisht që vërtet kam luajtur pak minuta, por duke parë lojtarët që kam përpara, është thjesht një ëndërr të luaj me ata. Tani mendojmë për Moldavinë dhe të fitojmë ndeshjen.”

MENTALITETI FITUES QË MUND TË SJELLË NGA INTERI- “Kam qenë brenda një grupi që duhet të fitonim të gjitha ndeshjet. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe këtu, të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të shkojmë në Europian.”

TRAJNERI SYLVINHO- “Sylvinho është shumë i mirë, luan me një stil loje që unë e kam shumë qejf. Ai flet me të gjithë lojtarët, sa kam ardhur këtu ka folur edhe me mua. Kam një raport shumë të mirë me të.”

E ARDHMJA- “Unë jam një lojtar i Interit dhe është një ëndërr të luaj me ta. Do të qëndroj tek Interi.”

KU MUND TË ARRIJË KOMBËTARJA- “Kjo Kombëtare mund të arrij shumë larg. Kemi një grup shumë të mirë dhe mund të arrijmë Europianin. Ky grup është shumë i mirë. Kemi një ndërthurje mes lojtarëve të rinj dhe të vjetër.”

TIFOZËT- “Është diçka shumë e bukur të luash në Shqipëri. Shpresoj të vijnë sa më shumë tifozë dhe të mbushin stadiumin.”

FILOZOFIA E LOJËS- “Që kur ka ardhur Sylvinho kemi luajtur me 4 mbrapa, më parë me 5. Ndaj Moldavisë do të përpiqemi të mbajmë sa më shumë topin dhe kjo mund të na çojë drejt golit”, përfundoi Asllani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco