'Ëndrra quhet Benitez, alternativat Pirlo dhe Gattuso', Salernitana në kërkim të një trajneri

'Ëndrra quhet Benitez, alternativat Pirlo dhe Gattuso', Salernitana në kërkim të një trajneri

10:06, 14/06/2023

 

Salernitana po kërkon një trajner të ri, që ti besojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Tashmë është thuajse e sigurt ndarja me Sousan, që ka nisur kontaktet me Napolin, për të nisur një aventurë të re me kampionët e Italisë.

Ka pasur një bisedë telefonike mes drejtorit sportiv të klubit Morgan De Sanctis dhe trajnerit Rafa Benitez. Nuk ka pasur një përgjigje përfundimtare nga tekniku spanjoll, por në ditët e ardhshme situata mund të jetë më e qartë.

Arritja e një marrëveshjeje me Benitez do të ishte një goditje e bujshme, nuk është e lehtë, por De Sanctis po e provon. Alternativat e spanjollit janë Gattuso, Pirlo dhe Montella

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco