Ancelotti: Mungesë respekti ndaj Maldinit, në Madrid mësova si respektohet historia

Ancelotti: Mungesë respekti ndaj Maldinit, në Madrid mësova si respektohet historia

16:40, 08/06/2023

 

Largimi i Paolo Maldinit nga roli i drejtorit të Milanit, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Carlo Ancelottit, ish-trajnerit të kuqezinjve. Tashmë tekniku i Real Madrid, ka folur në një intervistë për “Il Giornale”.

“Në Madrid mësova se historia e një klubi duhet respektuar gjithmonë. Këtu Di Stefano, Amancio, Gento, Puskas janë ende vlera ekskluzive ndaj të cilave ne kemi një nderim.

Ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesën e kulturës historike, të respektit për traditën e Milanit. Nëse është e vërtetë që historia nuk fiton, është gjithashtu e vërtetë që historia mëson se si të fitosh.”

E ARDHMJA – “Jam mirë në Madrid, kam një marrëdhënie të shkëlqyer e Florentino Perez. Jeta këtu është magjike. Unë nuk ndalem dhe pastaj është e vërtetë e vështirë të gjesh një klub më të mirë se Reali.” – tha Ancelotti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco