Zyrtare/ Një tjetër largim në nivel drejtuesish pas Maldinit, edhe Massara ikën nga Milani

Zyrtare/ Një tjetër largim në nivel drejtuesish pas Maldinit, edhe Massara ikën nga Milani

22:29, 07/06/2023

Pas Paolo Maldinit, nga ashtu si pritej, një tjetër drejtues largohet nga Milani. Këtë herë është krahu i djathtë i Maldinit, Frederic Massara, i cili ka mbyllur bashkëpunimin me kuqezinjtë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.  “Milani njofton se Frederic Massara ka mbyllur punën në rolin e tij në klub. Klubi falenderon Rickyn për kontributin e tij në rritjen e Milanit gjatë periudhës së tij me ne”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Massara është kështu drejtuesi i dytë që largohet nga Milani në përfundimin e këtij sezoni. Mediat e kishin bërë të ditur diçka të tillë ditë më parë, ku Massara do të largohej së bashku me Paolo Maldinin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco