Miqësorja e luksit në ‘Arenën e Demave’, vajzat e Romës mposhtin mes festës vajzat e Partizanit

Miqësorja e luksit në ‘Arenën e Demave’, vajzat e Romës mposhtin mes festës vajzat e Partizanit

21:15, 07/06/2023

U zhvillua në “Arenën e Demave” miqësorja e luksit me vajzave të Partizanit dhe atyre të Romës, e cila u mbyll me fitoren 3-1 të skuadrës mike. Në një ndeshje ku mbizotëroi spektakli dhe festa, janë vajzat italiane ato që dalin triumfuese.

Ndeshja nis menjëherë me emocion dhe Roma gjen rrugën e rrjetës që në minutat e para. Më pas janë vajzat shqiptare ato që provojnë të reagojnë dhe krijojnë disa mundësi, por nuk i konkretizojnë dot në gol. Ndërkohë që Sofia Testa në minutën e 36 dyfishon shifrat për Romën që shkon në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave.

Në pjesën e dytë, ndeshja bëhet edhe më shumë emocionuese. 20 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Roma gjen edhe golin e tretë. Ndërkohë që goli i Partizanit vjen në minutën e 78 me anë të Memës. Kjo e fundit me një goditje shumë të bukur në limitet e zonës, mposht portieren kundërshtare dhe e çon topin në trekëndësh.

Ky është edhe goli që vulos rezultatin final të kësaj miqësoreje luksi për Partizanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco