Kur u luajt ndeshja e parë në Camp Nou? Spanjollët sjellin një histori interesante që sfidon atë zyrtare

Kur u luajt ndeshja e parë në Camp Nou? Spanjollët sjellin një histori interesante që sfidon atë zyrtare

17:15, 31/05/2023

Stadiumi Camp Nou është ndërtuar në periudhën nga viti 1954 deri në vitin 1957 dhe në atë periudhë janë luajtur dy ndeshje, ndërsa stadiumi ende nuk është përfunduar.

Sot, “AS” ndau historinë e krijimit të stadiumit ikonik katalanas. Ndërtimi përfundoi në vitin 1957, kur u luajt ndeshja e parë në historinë e këtij stadiumi të madh.

Projekti i stadiumit të ri është bërë nga Francesco Mitjans Miro dhe Josep Soteras Mauri. Data e parashikuar e inaugurimit ishte 24 shtatori 1957, kur u luajt një ndeshje midis Barcelonës dhe ekipit kombëtar të Varshavës.

Në atë ndeshje Barcelona festoi dhe më vonë trajneri i Barcelonës Domenec Balmanya pranoi se kishte lidhur kontratë me kombëtaren e Varshavës që Barcelona të shënonte golin e parë në stadiumin e ri. Ai u shënua nga Eulogio Martinez pas një mbrojtjeje plotësisht pasive polake.

Megjithatë, AS zbulon sot se nuk është ndeshja e parë që luhet në Camp Nou. Kështu, një vit më parë është luajtur një tjetër ndeshje miqësore dhe konsiderohet si e para që ka pritur Camp Nou.

Në atë 10 gusht 1956, nderi i hapjes së stadiumit të ri u takoi ekipeve të arkitektëve që luanin kundër kontraktorëve të stadiumit. Arkitektët festuan me rezultatin 2-1 dhe me të drejtë një farë Hernandez konsiderohet si golashënuesi i parë në historinë e Camp Nou.

Vit pas viti, Camp Nou është kthyer në një simbol të futbollit katalanas, ku sezon pas sezoni festohen titujt e një prej klubeve më të mëdha në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco