Juventusi trembet nga UEFA, përjashtimi mund të jetë më shumë se për 1 vit

Juventusi trembet nga UEFA, përjashtimi mund të jetë më shumë se për 1 vit

14:13, 31/05/2023

Juventusi mbylli dy seanca gjyqësore në Itali, duke marrë dënime në të dy gjyqet.

Nëse herën e parë u dënuan me 10 pikë, diçka më e lehtë ishte i dyti që e gjobiti në vlerën e 718 mijë eurove.

Por, më e keqja duket se ende nuk ka ardhur për bardhezinjtë.

UEFA ka hapur një dosje për Juventusin dhe ka nisur hetimin në lidhje me dënimin që i është dhënë nga Gjykata Federale në Itali.

Në fund të qershorit, do të jepet edhe vendimi nga UEFA dhe me shumë gjasa do ët ketë edhe përjashtim nga Europa.

Madje, mediat në Itali raportojnë se nuk bëhet fjalë për një dënim 1-vjeçar.

Afera e plusvalencave në të cilat është përfshirë Juventusi, ka ndikuar direkt në financat e klubit dhe kjo bie ndesh me rregullat e “Fair Play Financiar” nga UEFA.

Nëse këta të fundit arrijnë të zbulojnë se plusvalenca ka ndikuar, atëherë përjashtimi do të jetë për më shumë se një sezon, por se për sa nuk bëhet i ditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco