VIDEO/ Marash Kumbulla, mesazh frymëzues Romës për finalen e Europa League

VIDEO/ Marash Kumbulla, mesazh frymëzues Romës për finalen e Europa League

13:02, 31/05/2023

Pasi festoi Ligën e Konferencës, për më shumë në Tiranë, për Marash Kumbullën ky fund sezoni ishte i pafat, si rrjedhojë e dëmtimit të pësuar dhe operimit, i cili do ta lërë jashtë për një periudhë shumë të gjatë (rikthimi parashikohet për në janar 2024).

Gjithsesi, pasi skuadra dhe kapiteni Lorenco Pelegrini nuk harroi që të shpalosë bluzën e Marashit në festën e bërë në dhomat e zhveshjes, pas arritjes në finalen e Ligës së Europës, dje ishte radha e mbrojtësit të Kombëtares sonë, për të uruar dhe frymëzuar shokët e tij që do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë:

“Kurrë nuk do të jesh vetëm. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, ishte postimi i 23-vjeçarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco