Mediat spanjolle zbulojnë të ardhmen e Carlo Ancelottit

Mediat spanjolle zbulojnë të ardhmen e Carlo Ancelottit

10:24, 31/05/2023

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i skuadrës së Real Madrid edhe sezonin tjetër.

Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës është arritur marrëveshja që trajneri italian të vijojë me drejtimin e “Los Blancos” edhe sezonin e ardhshëm, duke respektuar kontratën.

Muajt e fundit ishte përfolur për largimin e tij dhe mundësinë që Ancelotti të merrte drejtimin e kombëtares braziliane.

Gjithsesi, burime nga klubi madrilen konfirmojnë se Ancelotti po ndërton skuadrën e sezonit të ri, ekip që do të përforcohet në çdo repart sipas udhëzimeve që po jep trajneri.

Sipas “AS”, Carlo Ancelotti ka kërkuar dy përforcime në sulm, ndërsa nga një në repartet e tjera.

Një nga sulmuesit që ka kërkuar trajneri është Joselu, ndërsa tjetri do të mësohet më vonë.

Gjithsesi, trajneri italian ka vendosur të respektojë kontratën, duke shuar ëndrra e brazilianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco