Torino shkatërron Spezian dhe ngjitet në vendin e tetë, Salernitana përmbys Udinesen

Torino shkatërron Spezian dhe ngjitet në vendin e tetë, Salernitana përmbys Udinesen

17:22, 27/05/2023

 

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e drekës të Serie A.Torino fiton bindshëm në transfertë 4-0 përballë Spezias dhe komplikon shumë pozitat e vendasve, që rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria. Salernitana përmbys Udinesen dhe fiton 3-2 një sfidë të mbushur me gola dhe emocione.

Torino konfirmon momentin e mirë që po kalon, mposht me poker golash 4-0 Spezian në “Picco” dhe merr rezultatin e pestë pozitiv radhazi në kampionat. Një autogol i Wisniewski zhbllokon sfidën në pjesën e parë, ndërsa Ilic, Ricci dhe Karamoh shënojnë për miqtë në pjesën e dytë. Torino ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe merr përkohësisht vendin e tetë në renditje. Komplikohet mbijetesa e Spezias, që rrezikon të kalohet në renditje nga Verona.

Një ndeshje spektakolare e mbushur me emocione dhe gola zhvillohet në “Arechi”, aty ku Salernitana mposht Udinesen 3-2 me përmbysje. Miqtë kalojnë në avantazh të dyfishtë, por Kastanos ngushton shifrat për vendasit në pjesën e parë. Candreva barazon shifrat në pjesën e dytë, ndërsa Troost-Ekong shënon golin e fitores për Salernitanën në kohën shtesë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco