Ka spektakël, por jo fitues! Sampdoria dhe Sassuolo bëjnë paqe

Ka spektakël, por jo fitues! Sampdoria dhe Sassuolo bëjnë paqe

22:45, 26/05/2023

 

Starti i takimit është shumë emocionues me të dyja skuadrat që hidhen në sulm dhe realizojnë tre gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e tetë është Manolo Gabbiadini që kalon në avantazh Sampodrian pasi përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe mposht portierin kundërshtar.

Megjithatë, avantazhi i Sampdorias zgjat vetëm 1 minutë, sepse është Domenico Berardi që merr një pasim të bukur në qendrën e zonës nga Ceide dhe sulmuesi italian e ka të lehtë të çojë topin në rrjetë. Sfida bëhet edhe më shumë emocionuese. 2 minuta më vonë, Sassuolo gjen avantazhin, këtë herë me Matheus Henrique që i çon shifrat në 2-1.

Sassuolo ka një tjetër mundësi me Andrea Pinamontin, por ky i fundit nuk mposht dot portierin Turk. Me rezultatin 2-1 mbyllet edhe fragmenti i parë i lojës, ndërsa në pjesën e dytë Sassuolo e nis më kërkuese.

Megjithatë, Ceide, Pinamonti dhe Berardi nuk tregohen të saktë në mundësitë që iu jepen. Kur pritet që të Sassuolo të thellojë rezultatin, është Martin Erlic që gabon dhe devijon në mënyrë të gabuar topin në zonë dhe e çon në portën e vetë. Autogol i mbrojtësit të Sassuolos që vulos rezultatin final të takimit në 2-2, pavarësisht tetativave të skuadrës mike për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Me këtë barazim, Sampodria e vendit të fundit ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e 13-të me 45 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco