Asensio vendos përfundimisht për t’u larguar nga Real Madridi

Asensio vendos përfundimisht për t’u larguar nga Real Madridi

22:43, 26/05/2023

Marco Asensio është i gatshëm për t’u larguar nga Real Madridi gjatë merkatos së verës.

Spanjollit i skadon kontrata në Madrid në fund të këtij sezoni, teksa ai po tërheq interesim nga klube të mëdha evropiane,

Sipas “The Athletic”, Asensio kishte qenë në negociata me klubin që nga fillimi i vitit për një kontratë të re dhe kishte në tryezë një propozim për të vazhduar kontratën e tij, por ai ka marrë vendimin për të refuzuar rinovimin.

27-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014. Ai ka bërë 50 paraqitje për Real Madrid këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e sukseseve të mëdha me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

Për Asension besohet se klubet më të interesuara janë Aston Villa dhe Arsenali.

Përveç tyre, interesim për ish-futbollistin e Malagas kanë shfaqur edhe disa klube italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco