Zyrtare/ Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Fatih Karagumruk

Zyrtare/ Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Fatih Karagumruk

15:42, 24/05/2023

Andrea Pirlo nuk është më trajneri i skuadrës së Fatih Karagumruk.

Në një njoftim përmes kanaleve zyratre klubi turk ka bërë publike “ndarjen” nga Pirlo. Tre ditë para përfundimit të kampionatit, përfundon aventura e italianit në Superligën e Turqisë.

Karagumruk aktualisht është i nënti në renditje dhe ka humbur në dy ndeshjet e fundit, kundër Adana Demirspor dhe Trabzonspor.

“Ne kemi vendosur që të mos vazhdojmë më bashkëpunimin me zotin Pirlo sezonin e ardhshëm dhe i dhamë leje që të largohej nga klubi menjëherë për të na lejuar të planifikojmë të ardhmen. Jemi të kënaqur me kohën e kaluar së bashku, e falënderojmë dhe i urojmë më të mirat. per te ardhmen.”-thuhet në komunikatën e Fatih Karagumruk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco