Skënderbeu i Superiores nis që nga pankina, zyrtarizohet trajneri për sezonin e ardhshëm

Skënderbeu i Superiores nis që nga pankina, zyrtarizohet trajneri për sezonin e ardhshëm

10:34, 24/05/2023

Skënderbeu u shpall kampion në Kategorinë e Parë dhe pas një viti mungesë, do të rikthehet në Superiore ku do të synojë të vazhdojë rrugën e suksesshme që ndërpreu pak vite më parë.

Klubi korçar ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në krye të stolit, është konfirmuar Ivan Gvozdenovicc. Trajneri serb që arriti të fitonte titullin në Kategorinë e Parë duke bërë paraqitje fantastike, i ka bindur drejtuesit dhe Takaj i ka ofruar rinovim edhe për një tjetër sezon.

Njoftimi i klubit:

“Ivan Gvozdenoviç do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe për një sezon tjetër”

Tekniku bardhekuq dhe presidenti Ardjan Takaj kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës.

Pas shpalljes kampion i Kategorisë së parë dhe arritjes së objektivit për rikthimin në Superiore, presidenti Takaj ka konfirmuar trajnerin Gvozdenovic në krye të stafit teknik”, shkruhej në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco