Ylli i Barcelonës impresionon me veprimin: Raphinha heq fanellën dhe i dërgon një mesazh mbështetje Vinicius

Ylli i Barcelonës impresionon me veprimin: Raphinha heq fanellën dhe i dërgon një mesazh mbështetje Vinicius

10:12, 24/05/2023

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, ka treguar mbështetjen e tij për bashkatdhetarin, Vinicius Junior, me një mesazh nën fanellën e veshur pasi u zëvendësua në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valladolidit.

Raphinha hoqi fanellën gjatë daljes nga fusha dhe zbuloi mesazhin që kishte përgatitur për lojtarin e Realit, dhe ndonëse luajnë për rivalët më të mëdhenj, me këtë lëvizje ka gëzuar publikun botëror dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete.

“Përderisa ngjyra e lëkurës tuaj është më e rëndësishme se shkëlqimi i syve tuaj, do të ketë luftë”, lexohet në pjesën e përparme, ndërsa në pjesën e pasme shkruhet:

"Ne jemi bashkë, Vinicius."

Për t'i bërë gjërat edhe më simbolike, Raphinha e bëri atë në stadiumin Jose Zorilla, një nga terrenet ku Vinicius mori abuzim racist këtë sezon.

Federata spanjolle e ndëshkoi Valencia-n për veprimet e tifozëve të saj duke mbyllur tribunën nga e cila erdhën britmat për pesë ndeshje dhe klubi do të paguajë edhe një gjobë prej 45 mijë eurosh.

Vinicius, i cili mori një karton të kuq në atë ndeshje pas një sherri me një lojtar të Valencias, iu hoq dënimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco