La Liga/ Real Sociedadi mposht Almerian dhe ‘hipotekon’ vendin e katërt

La Liga/ Real Sociedadi mposht Almerian dhe ‘hipotekon’ vendin e katërt

22:15, 23/05/2023

Real Sociedadi mori maksimumin e pikëve në sfidën e shtëpisë ndaj Almerias, duke siguruar praktikisht pjesëmarrjen në Champions, pasi diferenca me vendin e pestë, Villarrealin, shkon 8 pikë.

Skuadra nga San Sebastiani u mjaftua me golin e japonezit Kubo në shtesën e pjesës së parë, për t’i dhënë edhe më shumë vlerë suksesit me Barcelonën në ndeshjen paraardhëse në La Liga.

Nga ana tjetër, Almeria duhet të luftojë ende në dy javët e mbetura për të siguruar matematikisht qëndrimin, pasi është pesë pikë lart zonës së rënies.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco