NBA/ Denver mposht sërish Lakers dhe i afrohet titullit në Konferencën e Perëndimit

NBA/ Denver mposht sërish Lakers dhe i afrohet titullit në Konferencën e Perëndimit

10:11, 19/05/2023

Denver Nuggets i shfrytëzon në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.

Denver mundi 108-103 Lakers në finalen e dytë play off në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve.

Edhe kjo sfidë, ashtu si e para, ishte me shumë emocione e rivalitet deri në fund.

James e Reaves realizuan nga 22 pikë secili për Lakers, ndërsa Davis 18 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar.

Për Denver sërish shkëlqeu Nikola Jokic me një “triple double”, me 23 pikë, 17 rebound e 12 asist, ndërkohë që shënuesi më i mirë për vendasit ishte Jamal Murray me 37 pikë e 10 rebound.

Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Lakers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco