Morata thyen heshtjen dhe flet për interesimin e Milanit dhe Romës

Morata thyen heshtjen dhe flet për interesimin e Milanit dhe Romës

13:44, 17/05/2023

E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet tek Atletico Madrid apo do të largohet në verë.

Sulmuesi spanjoll ka kontratë me "Los Colchoneros" deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën.

Dy gjigantët italianë, Roma dhe Milan, janë duke kërkuar transferimin e spanjollit në Serie A, me Moratan që në dy periudha ka qenë pjesë e Juventusit.

30-vjeçari ka thyer heshtjen dhe ka folur për interesimin nga dy skuadrat italiane, duke thënë se deri tani nuk ka dëgjuar asgjë dhe se nuk ka biseduar me menaxherin e tij.

“Betohem që nuk kam dëgjuar asgjë nga këto gjëra. Kam kontratë që më lidh me Atleticon deri më 30 qershor 2024.

Menaxheri im nuk më ka thënë asgjë të paktën për tani. Pastaj, dihet se janë gjërat në futboll, sidomos në botën e tregut të transferimeve.

Nëse në verë do të krijohen situate atë favorshme për të lëvizur, si për klubin shitës dhe për atë blerës, ndoshta mund të lëviz. Por e përsëris, unë për momentin nuk di asgjë”, deklaroi Morata. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco