Arteta i pakënaqur me ‘Topçinjtë’: Të tregohemi të pamëshirshëm!

Arteta i pakënaqur me ‘Topçinjtë’: Të tregohemi të pamëshirshëm!

17:16, 13/05/2023

Arsenali mbetet i përfshirë në garën për titull në Premier League teksa aktualisht skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta është në vendin e dytë me një pikë më pak se kryesuesit e Manchester Cityt, edhe pse duhet theksuar se “The Citizens” kanë një ndeshje më shumë për të rikuperuar.

Të dielën, Arsenalin e pret sërish një përballje nga ato që duhen fituar me çdo kusht teksa presin në stadiumin “Emirates”, Brightonin.

Para kësaj ndeshjeje, trajneri Mikel Arteta ka pasur disa kritika për ekipin teksa spanjolli theksoi se lojtarët duhet të tregohen të pamëshirshëm në fushë dhe ta mbyllin shpejt ndeshjen për të mos i lënë shanse kundërshtarëve.

“Unë e di se skuadra mund të jetë shumë më e mirë në ndërtimin e lojës, duhet të sulmojmë me një numër më të madh lojtarësh dhe të synojmë hapësirat boshe që lejojnë kundërshtarët. Kemi mundësi përmirësimi dhe dua që skuadra të jetë e pamëshirshme, të ‘vrasë’ ndeshjen.

Di të them se shumë lojtarë nuk kanë arritur ende në maksimumin e nivelit të tyre dhe në këtë formë, unë si trajner mendoj si mund t’i përmirësoj edhe më shumë. Megjithatë, dua të theksoj se nuk jam aspak i mërzitur me djemtë, ata janë protagonistët kryesorë dhe arsyeja pse Arsenal është në këtë nivel. Jemi ne stafi që duhet t’ju japim mjetet e duhura për të manovruar”, u shpreh Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco