VIDEO/ Muçi protagonist në fitoren e Legias, sulmuesi shqiptar shënon gol dhe thyen rekordin personal në Poloni

VIDEO/ Muçi protagonist në fitoren e Legias, sulmuesi shqiptar shënon gol dhe thyen rekordin personal në Poloni

10:34, 13/05/2023

Ernest Muçi vazhdon të jetë një protagonist me skuadrën e Legias në kampionatin polak të futbollit, ku ka shënuar në fitoren 5-2 ndaj Jagellonia, e cila i nevojitej skuadrës së tij për të blinduar vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

Në sfidën ku ai ishte titullar përkrah Jurgen Çelhakës, sulmuesi u bë protagonist në fillimin e pjesës së dytë të sfidës. Slisz pa lëvizjen e tij në qendër të zonës dhe i pasoi me thembër topin lojtarit, i cili me një goditje të saktë kaloi sferën mes tre futbollistëve për ta ndalur në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit të tij, ndërkohë që skuadra e tij arriti të realizonte edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë.

 

 

Ky ishe goli i 5-të i Muçit në këtë edicion në kampionatin polak, duke vendosur kështu rekordin e ri personal me fanellën e Legias pasi në edicionin e kaluar ishte ndalur në shifrën e 4 golave. Sulmuesi ka regjistruar edhe 6 asiste në sezonin aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco