Miqësore mes gjigantësh europianë, Juventusi dhe Milani publikojnë datat për supersfidat e verës

Miqësore mes gjigantësh europianë, Juventusi dhe Milani publikojnë datat për supersfidat e verës

21:41, 12/05/2023

 

Juventusi, ashtu si vitin e kaluar, një pjesë të përgatitjeve për sezonin e ri do ta kryejë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Zonja e Vjetër” ka shpallur datat e turit që do të zhvillojë në Amerikë, të planifikuar nga 21 korriku deri më 3 gusht. Gjithashtu në këtë turne do të marrë pjesë edhe Milani që njësoj si “Zonja e Vjetër” do të ketë tre supersfida.

Skuadra e Allegrit do të jetë pjesë në ‘Soccer Champions Tour 2023’ që përfshin tre miqësore luksi dhe magjepsëse. Fillon më 22 korrik në San Francisco kundër Barcelonës, më pas më 27 në Los Angeles kundër Milanit për të përfunduar më 2 gusht në Orlando kundër Real Madridit.

Milani nga ana tjetër e fillon turneun në 23 korrik në Los Angeles përballë Real Madridit. Më pas më 27 korrik, po në Los Angeles kundër Juventusit, ndërsa e mbyll më 1 gusht kundër Barcelonës në Las Vegas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco