Real Madrid-Manchester City/ Çfarë duhet të dini për gjysmëfinalen e Championsit

Real Madrid-Manchester City/ Çfarë duhet të dini për gjysmëfinalen e Championsit

18:45, 09/05/2023

Real Madridi do të presë Manchester Cityn në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Championsit.

Ja statistikat e përballjeve të tyre

Reali i Madridit dhe City përballen për herë të nëntë mes tyre në Europë, me secilën nga skuadrat që ka fituar nga tri herë, ndërsa në dy takime janë ndarë në barazim. “Qytetarët” kanë fituar 3 nga 4 takimet e fundit.

Manchester City mund të bëhet klubi i parë anglez që fiton ndaj Realit të Madridit në “Bernabeu”, që pas suksesit në vitin 2020. Klubet angleze kanë fituar 4 nga 18 përballjet me Realin në Madrid.

Katër takimet e fundit mes dy skuadrave kanë prodhuar 17 gola me një mesatare prej 4.3 golash për ndeshje.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka humbur vetëm 5 nga 21 takimet e tij kundër Realit të Madridit me skuadrat që ka drejtuar. Ai numëron 4 barazime dhe 12 fitore.

Reali nuk pëson një gol në Ligën e Kampioneve prej 346 minutash. I fundit që i ka shënuar ka qenë Mohamed Salah me Liverpoolin në 1/8- at e finaleve.

Kjo është gjysmëfinalja e 10-të e Pep Guardiolës në Champions League. Trajneri i Cityt është eliminuar në këtë raund në gjashtë nga nëntë të mëparshmet, më shumë se çdo trajner tjetër në gjysmëfinalet e kompeticionit (po kaq ka dhe Joze Mourinho).

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haland, ka shënuar 35 gola në 27 paraqitje në Champions League, rekordi i tij i minutave për gol është më i miri nga çdo lojtar në historinë e kompeticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco