Po shkëlqen në Premier League, Aro Muric sërish në formacionin e javës

Po shkëlqen në Premier League, Aro Muric sërish në formacionin e javës

14:26, 29/04/2024

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez, Premier League, edhe në xhiron e 35-të.

Portieri kosovar ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley mori në udhëtim me Manchester United.

25-vjeçari bëri hiq më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt.

Falë paraqitjes fantastike në “Old Traford”, Muric ka zënë vend në formacionin e xhiros së 35-të në Premier League nga SofaScore.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson.

Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco