Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Shehi: Teuta është një skuadër që të shkakton probleme, në derbi shkojmë të plagosur

Shehi: Teuta është një skuadër që të shkakton probleme, në derbi shkojmë të plagosur

12:28, 09/05/2023

Tirana do të luajë ndaj Teutës ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë dhe pavarësisht se në ndeshjen e parë kanë fituar me rezultatin 3-0, trajneri Shehi nuk e konsideron të mbyllur çështjen kualifikim.

Në konferencën e shtypit para ndeshjes ndaj Teutës, trajneri i bardhebluve u ndal edhe te derbi duke e konsideruar skuadrën të plagosur por jo të dorëzuar.

Ndeshja e Kupës? Është një ndeshje tjetër dhe kompeticion tjetër. Jemi të plotë dhe kjoi ndeshje ka vetëm një objektiv, për të shkuar në finale. Ndeshja iku por është shpejt dhe mërzitja është prezente por u munduam që ta harrojmë të nesërmen dhe të përqendrohemi te kjo ndeshje sepse futbolli ka fitore dhe humbje.

Humbja në kampionat? Kemi humbur një ndeshje që nuk e meritonim por në futboll kështu është. Kemi fituar edhe kur nuk e meritonim. Jo ai që luan më mirë e fiton ndeshjen. Na vjen keq sepse ramë pre e nervozizmit dhe dolëm nga qetësi. Pësuam dy gola shumë të evitueshëm sepse kishim gjithçka në kontroll dhe i kuqi na vështirëson situatën dhe kjo ishte tabloja.

Mungesat në derbi? Kemi ndeshje nesër dhe do të flas për nesër. Nuk i shmangemi dot derbit dhe na vjen keq për mungesat sepse Florenti mori karton dhe doli nga dola për shkak të mungesës në derbi pasi e ndjejnë. Kemi kohë dhe mund të shkojmë në derbi të plagosur por jo të dorëzuar sepse me meritë jemi në vendin e parë.

Kundërshtari? Është një skuadër që të dëmton në momentin e saj që nuk është agresive dhe prezente në zonë. Kjo na ndodhi edhe ndeshjen e kaluar kur kishim gjithçka në kontroll dhe ndëshkohesh e ndeshja merr tjetër ecuri. Momentet e mira dalin edhe nga situata që nuk i ka në favor por duhet pasur kujdes sepse kemi fituar 3-0 por do të mendojmë sikur ndeshja është 0-0.

Të rinjtë? Nuk e di sa në dijeni jeni, por kemi një grup lojtarësh me 17-18 dhe këto lojtarë do të jenë. Nuk do të marrim nga U21 dhe nesër në fushë do të hedh më të mirët dhe me më shumë minuta.

Kualifikimi i mbyllur? Nuk mendoj se duhet konsideruar e mbyllur. Kemi marrë rezultat të mirë por duhet menduar si ndeshje që të çon në finale. Jo gjithmonë shkon në finale sepse mund të kesh 20 vjet karrierë dhe 2 herë shkon në finale. Është trofe dhe duhet luftuar për trofe”, u shpreh Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco