Napoli u shpall kampion i Serie A, statistikat dhe sekretet e suksesit

Napoli u shpall kampion i Serie A, statistikat dhe sekretet e suksesit

09:22, 05/05/2023

Kampionati i Napolit mori formë vendimtare në pjesën e parë të sezonit, para pushimit për Botërorin e Katarit.

Skuadra arriti 13 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje.

Ecuria fantastike është një anë e medaljes, por janë edhe pesë sekrete të kampionëve më të rinj të Italisë, të cilët deri më tani kanë siguruar 25 fitore, 5 barazime e vetëm tri humbje.

Rekordi i trajnerit – Luçiano Spaleti ishte trajneri i parë që shënoi 41 pikë në 15 ndeshje në historinë e klubit, ndërkohë që rekordi i vjetër mbahej nga Mauricio Sarri (38 pikë në 2017/2018-ën). Spaleti, me këtë titull, bëhet trajneri më i vjetër ndonjëherë (64 vjeç) që ka fituar një Serinë A. Dje ai u bë edhe ai që fitoi kampionatin e parë pas numrit më të madh të ndeshjeve që nga debutimi: 554 (më parë Sven Goran Erikson kishte fituar pas 424 ndeshjesh).

Golat – Sulmi më i mirë në kampionat me 69 gola në 33 ndeshje (mesatarja 2.12), me 17 gola të shënuar më shumë se skuadra e dytë më e mirë në kampionat, Lacio (54, mesatarja 1.68). Napoli ka gjithashtu mbrojtjen më të mirë në Serinë A: 23 gola të pësuar (mesatarisht 0.68). I dyti, edhe në këtë rast Lacio: 24 (mesatarja 0.75). Në pjesën e parë të kampionatit skuadra e Spaletit regjistroi 11 fitore radhazi. Goli i fundit i Oliveiras kundër Salernitanës çoi në 17 totalin e golave të tij me kokë në Serinë A: askush në pesë kampionet më të mira të Europës nuk ka bërë më mirë.

Osimhen dhe Kvaratskhelia – Si çdo ekip kampion, edhe Napoli ka një dyshe ëndrrash. Shifrat ofensive napolitane vijnë kryesisht nga Viktor Osimhen dhe Khviça Kvaratskhelia. I pari është golashënuesi më i mirë në ligë me 22 gola, i dyti asistues më i mirë mes 10 të cilëve i shtohen edhe 12 gola. Skuadra e Spaetit krenohet me përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit në Serinë A (62.2%, e dyta është Fiorentina me 58%), një e dhënë që i lejon për të vrapuar më pak: 108 km për lojë (pozicioni i gjashtëmbëdhjetë, Lacio e para me 116.3). E dyta për numrin total të goditjeve (524, mesatarisht 16.3 për ndeshje), megjithatë, është e para për goditjet në kuadrat (175, mesatarisht 5.4 për ndeshje).

Dieta e kampionëve – Ushqimi i lojtarëve të Napolit mbikëqyret nga Marko Rufolo, biolog-nutricionist. Një dietë e tipit mesdhetar ndiqet rreptësisht dhe ekskluzivisht, e cila përfshin kryesisht karbohidrate (60-65%), proteina (10-15%), por edhe yndyra të satururara (të shëndetshme). Në krye është monitorimi i peshës dhe përbërjes trupore të çdo lojtari. Vëmendje e madhe i kushtohet edhe parandalimit të dehidrimit, me ujë dhe kripëra minerale edhe në mungesë të etjes. Pica? Lejohet një herë në javë, por me përbërës të cilësisë së lartë dhe maja.

Forma fizike – Françesko Sinati është në krye të përgatitjes atletike të Napolit. Trajner modern, ai favorizon punën me topin, por nuk e përjashton atë fizike. Bëhen video për të korrigjuar çdo defekt në vrapim dhe stërvitja kryesore është metabolike: seanca me disa faza, me intensitet të lartë, mesatar dhe të ulët, për të riprodhuar ritmet e një ndeshjeje. Peshorja: lojtarët peshohen me stomakun bosh afërsisht çdo dhjetë ditë. Puna është gjithashtu e personalizuar në bazë të aspekteve socio-kulturore, konjitive dhe motorike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco