Hamilton me ide të qarta për të ardhmen, zbulon ku do të jetë vitin tjetër

Hamilton me ide të qarta për të ardhmen, zbulon ku do të jetë vitin tjetër

10:43, 02/05/2023

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, duket se i ka idetë e qartë në lidhje me të ardhmen.

Kontrata e tij me skuadrën Mercedes skadon në fund të këtij sezoni, por objektivi i tij është të vijojë bashkëpunimin me makinën gjermane.

“Po mendoj për një plan afatgjatë. Nuk dua të qëndroj këtu te Mercedes vetëm për një vit, por sa më gjatë”, ka qenë deklarata e dhënë nga Hamilton pas garës së zhvilluar ditën e diel nga Baku.

Deklaratë që tregon qartë idenë e britanikut për të vijuar të qëndrojë te Mercedesi.

Pra, duket se Hamilton është gati edhe për sezonin e 18-të në Formula 1.

Piloti 38-vjeçar duket se nuk ka alternativa të tjera edhe pse gjatë verës mund të dalë një ofertë më e mirë për të.

Pritet që ai të nënshkruajë një kontratë 1+1 me makinën gjermane.

Përveç Mercedes, vetëm Ferrari e Aston Martin janë dy ekipet e tjera që mund të marrin pilotin britanik, pasi kalimi te Red Bull është i pamundur.

Problem është edhe rroga e madhe e Hamilton, që vështirë se dikush do të paguajë për një 38-vjeçar, ndaj Mercedesi është mundësia e tij e vetme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco