Kriza ekonomike, Leicester City heq dorë nga mesfushori

Kriza ekonomike, Leicester City heq dorë nga mesfushori

10:01, 02/05/2023
Mbijetesa është kryefjala e momentit te Leicester City, kjo pasi skuadra ka vuajtur shumë gjatë këtij sezoni, por shpresat për të qëndruar në elitë janë të mëdha.
 
Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit po mendojnë seriozisht për të ardhmen dhe tani për tani në zyrat e Leicester nuk po mendohet për merkaton në hyrje, por për të përfituar nga lojtarët të cilët janë aktualisht pjesë e skuadrës, pasi klubi nuk po kalon një moment të mirë edhe financiarisht.
 
James Maddison është një prej lojtarëve që ka tërhequr vëmendjen e disa prej ekipeve në Premier League dhe drejtuesit e “dhelprave” janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e mesfushorit.
 
26-vjeçari ka një kontratë aktuale me Leicester deri në verën e vitit 2024 dhe përpjekjet e vazhdueshme për rinovim kanë dështuar, ndaj klubi është i kushtëzuar në këtë merkato, për të mos e humbur më pas me parametra zero.
 
Newcastle, Manchester United dhe Tottenham janë tri skuadrat më të interesuara për shërbimet e Maddison, i cili nga “dhelprat” vlerësohet rreth 50 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco