Serie A/ Lufta për Championsin, kriteret nëse dy apo më shumë skuadra mbyllin kampionatin me pikë të barabarta

Serie A/ Lufta për Championsin, kriteret nëse dy apo më shumë skuadra mbyllin kampionatin me pikë të barabarta

22:52, 01/05/2023

 

6 skuadra me një diferencë prej 6 pikësh, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga përfundimi i kampionatit italian. Gara për një vend në zonën Champions sezonin e ardhshëm është shumë e bukur dhe pritet të dhurojë emocione deri në minutën e fundit.

Lazio, Juventus (nëse nuk do të ketë penalizim tjetër), Inter, Milan, Roma dhe Atalanta diskutojnë mes tyre 3 bileta të mbetura për një vend në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm të kontinentit.

Shumë para janë në lojë dhe në fund të sezonit 2 ose më shumë skuadra mund të mbyllin kampionatin në kuotë të barabartë pikësh. Në këtë rast, kush do të kualifikohej në Champions?

Dy skuadra me pikë të barabarta – Nëse për titullin dhe rënien është futur zyrtarisht ndeshja shtesë (90 minuta dhe më pas penalltitë nëse sfida mbaron në barazim), për sa i përket vendeve që të çojnë në Champions League, nëse dy skuadra përfundojnë sezonin me pikë të barabarta, rregullorja e Serie A përcakton se do të merren në konsideratë këto kritere: Pikët në takimet direkte, golavarazhi në takimet direkte, golavarazhi i përgjithshëm, totali i golave të shënuar. Nëse sërish ka ekuilibër, atëherë do të hidhet short për skuadrën që kualifikohet.

Tre apo më shumë skuadra me pikë të barabarta-Ekziston mundësia që tre ose më shumë skuadra të mbyllin kampionatin me pikë të barabarta. Atëherë merret në konsideratë klasifikimi i veçantë. Ku kriteret e mësipërme llogariten për skuadrat e përfshira. Për shembull: aktualisht Roma shkon në Champions, sepse ka barazuar 2 herë me Milanin, dhe ka fituar ndeshjen e parë kundër Interit (ka 5 pikë po aq sa kuqezinjtë, por me një ndeshje më pak dhe golavarazh më të mirë). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco