Young Boys siguron matematikisht titullin kampion në Zvicër

Young Boys siguron matematikisht titullin kampion në Zvicër

19:02, 30/04/2023

Me fitoren 5-1 ndaj Luzern këtë të diel, skuadra e Young Boys siguron matematikisht titullin kampion të Super League, elitës së futbollit në Zvicër, në javën e 31-të të kampionatit.

Pas kësaj jave skuadra e “verdhezinjve” shkon në kuotën e 64 pikëve, plot 18 pikë më shumë se Lugano i vendit të dytë, ndërsa kanë mbetur edhe pesë javë kampionat.

Kështu Young Boys ia dalin që të fitojnë titullin e 16-të kampion të Super Leagues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco