Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Superliga e Kosovës/ Ballkani ngec ndaj Dukagjinit, Gjilani dhe Prishtina e mbyllin javën pa gola

Superliga e Kosovës/ Ballkani ngec ndaj Dukagjinit, Gjilani dhe Prishtina e mbyllin javën pa gola

21:11, 30/04/2023

Ballkani ngec në barazimin 1-1 në transfertën e Dukagjinit, për takimin e vlefshëm për raundin e 31-të të Superligës së Kosovës.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët golin, me Khomutov që i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Sfida vijoi me këtë rezultat deri në minutën e 90+1’, me Berishën që do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe do i jepte një pikë kampionëve në fuqi të Kosovës.

Pas raundit të 31-të Dukagjini renditet në vend të pestë me 41 pikë, teksa Ballkani qëndron në vend të dytë me 62 pikë, një më pak se Drita kryesuese.

Prishtina-Llapi u mbyll me barazim pa gola ashtu si edhe Trepça 89’- Gjilani, dy takimet e fundit të kësaj jave të Superligës së Kosovës.

Pas këtij takimi, Prishtina renditet në vend të katërt me 42 pikë, teksa Llapi në vend të gjashtë me 41 pikë.

Trepça 89 qëndron në vend të tetë me 34 pikë, ndërsa Gjilani vijon të qëndrojë në vend të tretë me 47 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco