Vllaznia sfidon Egnatian në Kupën e Shqipërisë, publikohen çmimet e biletave

Vllaznia sfidon Egnatian në Kupën e Shqipërisë, publikohen çmimet e biletave

10:55, 25/04/2023

Ditën e nesërme do të luhen ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, aty ku Vllaznia do të presë Egnatian në “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane do të kërkojë të ruajë Kupën e fituar sezonin e fundit dhe ndaj Egnatias, kërkon mbështetjen e tifozerisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vllaznia ka njoftuar nisjen e shitjes së biletave e njëkohësisht ka publikuar edhe çmimet e biletave të këtij takimi si edhe pikat se ku mund të blihen.

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se, nga dita e sotme, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA – EGNATIA, e vlefshme për turin e 1/2 të Kupës së Shqipërisë!

Ndeshja do të luhet, ditën e mërkure, dt. 26 prill 2023, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër. Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E martë – mërkure, dt. 25 – 26 prill 2023

Ora 10.00 – 18.00

– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

E martë – mërkure, dt. 25 – 26 prill 2023

Ora 10.00 – 18.00

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco