Arsenali konfirmon mungesën e rëndësishme për duelin e titullit me Manchester Cityn

Arsenali konfirmon mungesën e rëndësishme për duelin e titullit me Manchester Cityn

17:47, 24/04/2023

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, nuk po ia del të rikuperohet për “finalen” ndaj Manchester Cityt, që do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në “Etihad Stadium”.

Francezi mungon që prej ndeshjes ndaj Sportingut të Lisbonës, pas një dëmtimi që pësoi në shpinë.

22-vjeçari ka qenë pa dyshim një nga elementët më thelbësorë të skuadrës.

Saliba ka humbur 5 ndeshje në kampionat, në të cilat Arsenali ka marrë 2 fitore dhe 3 barazime.

Djemtë e Mikel Artetës kanë pësuar 9 gola dhe kryesojnë Premier League me 5 pikë më shumë se Manchester City, që ka zhvilluar 2 ndeshje më pak.

Ndërkohë “The Citiziens” duket se vijojnë ecurinë pozitive pas kalimit në gjysmëfinalet e Champions League.

Skuadra e Pep Guardiolës ka siguruar edhe finalen e FA Cup, aty ku do të sfidojë Manchester United në një derbi të zjarrtë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco