VIDEO/ Sulmohet me thikë trajneri i peshëngritjes shqiptare dhe sportisti, reagon federata

15:02, 24/04/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda familjes së peshëngritjes shqiptare. Një delegacion i këtij sporti ka marrë pjesë në Bosnje aty ku ka ndodhur edhe përplasja mes palëve.

Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes denoncon me emra dhe video, teksa sqaron se çfarë ka ndodhur.

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.

Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa përsa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.

Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel YIli dhe organet kompetente për këtë çështje.

Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco