Nuk i ndahen problemet, Ibrahimovic përballet me një tjetër dëmtim

Nuk i ndahen problemet, Ibrahimovic përballet me një tjetër dëmtim

12:59, 24/04/2023

 

Pas fitores së rëndësishme në shtëpi ndaj Lecces ditën e djeshme, në kampin e Milanit mbërrin një lajm i keq. Alarm i ri për gjendjen e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shfaqur sërish shqetësime.

Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi suedez ka pasur një problem në kofshën e djathtë në prag të sfidës kundër Lecces. Kjo ka bërë që ai të mos luajë në ndeshjen e djeshme.

Problemi për Ibrahimovic ndodhi gjatë nxehjes në “San Siro”, gjë që e pengoi Zlatanin të luante. Ishte vetë tekniku Stefano Pioli që konfirmoi pas takimit se 41-vjeçari pësoi një dëmtim.

“Ai pati një problem në pulpën e tij, doja që Ibra të luante, por më thanë se nuk ishte i gatshëm. Nuk e di se çfarë shkalle është dëmtimi që ai ka pësuar, por besoj se është diçka e vogël.” – tha Pioli pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco