Drita zyrtarizon trajnerin e ri, gjilanasit i besojnë një greku

Drita zyrtarizon trajnerin e ri, gjilanasit i besojnë një greku

12:52, 24/04/2023

 

Klubi i Dritës zyrtarizoi trajnerin e ri të skuadrës, Akis Vavalis. 37-vjeçari është përzgjedhur si zëvendësuesi i Arsim Thaqit që u largua nga Drita para disa ditëve.

Në njoftimin e klubit të Dritës, bëhet e ditur se kontrata me Akis Vavalis është e vlefshme deri në fundin e sezonit 2023/24, teksa në të përfshihet edhe ospsioni për ta rinovuar edhe për një vit ekstra. Në eksperiencat e tij të mëparshme si trajner, Vavalis ka drejtuar Krumovgrad në ligën e dytë bullgare apo Vasalunds në ligën e tretë suedeze.

Nga ana tjetër, 37-vjeçari ka qenë në rolin e asistentit tek Pas Lamia, Atromitos apo Arisi në Greqi. Së bashku me Vavalis, tek Drita është transferuar edhe ndihmësi i tij Nikolas Karabetakis. Kujtojmë se për stolin e Dritës u përfol edhe Mirel Josa mirëpo në fund marrëveshja mes palëve nuk u arrit për arsye personale të teknikut kryeqytetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco