Ishte e pritshme! Shakira nuk gjen qetësi nga Pique edhe në Miami

Ishte e pritshme! Shakira nuk gjen qetësi nga Pique edhe në Miami

14:56, 19/04/2023

Shakira duket se ka gjetur sërish veten në Miami, Florida pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique dhe pasi u largua nga Barcelona.

Si këngëtarja dhe fëmijët e saj duket se po e shijojnë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo kjo “lumturi” e Shakirës mund të shkatërrohet së shpejti.

Kjo pasi Pique do të udhëtojë drejt Miami-t për të takuar djemtë e tij sipas kontratës. Sipas marrëveshjes, ai ka 10 ditë çdo muaj për të kaluar me fëmijët.

Pique nuk do të shoqërohet nga Clara Chia, diçka që Shakira e ka kërkuar, por takimi në Miami pritet të jetë i tensionuar, siç konfirmuan avokatët e Pique për gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez.

Sikur të mos mjaftonte kjo Shakira dhe Pique janë grindur para udhëtimit në Miami, pasi ish-futbollisti ishte i zemëruar që artistja e përshpejtoi datën e zhvendosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco