Skualifikohet nga maratona atletja britanike, zbulohet arsyeja

Skualifikohet nga maratona atletja britanike, zbulohet arsyeja

14:02, 19/04/2023

Dëshira e madhe për të fituar, shpesh herë ka çuar në vendime të çuditshme dhe i tillë është rasti i atletet britanike, Joasia Zakrzevski.

Në maratonën 80 km nga Liverpuli në Mançester, raportohet se atletja nga Skocia ka thyer rregullat e garës dhe për këtë arsye është renditur e treta në klasifikim.

Ajo ka kryer një pjesë të garës me makinë dhe për këtë janë përdorur të dhënat nga GPS që atletet përdorin.

“BBC” raporton se Zakrzevski ka përshkruar rreth 4 km me makinë dhe kjo dyshohet për faktin se rreth 1.8 km, atletja i ka përshkruar për vetëm 40 sekonda.

Zakrzevski njihet si atletja më e mirë britanike, teksa në vitet e fundit ka qenë disa herë fituese e çmimeve të rëndësishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco