Ndjesa e Kvaratskhelias ndaj tifozëve të Napolit: Më thyhet zemra kur ju shoh me lot në sy

Ndjesa e Kvaratskhelias ndaj tifozëve të Napolit: Më thyhet zemra kur ju shoh me lot në sy

13:14, 19/04/2023

Khvicha Kvaratskhelia tentoi gjatë gjithë ndeshjes të çante mbrojtjen e ngjeshur të Milanit.

Edhe në ato raste kur ia doli, talenti gjeorgjian gaboi, si në rastin e penalltisë.

21-vjeçari e ka përjetuar keq eliminimin e Napolit nga Champions League.

Në gjysmëfinale kaluan kuqezinjtë e Piolit, ndërkohë që Kvara u ka kërkuar ndjesë tifozëve.

“E kam të vështirë t’ju shoh me sytë e lotuar. Nga kjo kuptoj se nuk ia dola dot t’ju bëj të lumtur. Do të mësoj nga kjo eksperiencë që kalova.

Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi dhe ju jam absolutisht mirënjohës për mbështetjen që e ndjej çdo sekondë.

Ju dua të gjithëve dhe ju premtoj se do të kthehemi më të fortë! Na presin shumë ndeshje përpara, ëndrra vazhdon”, shkruan Kvara në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco