VIDEO/ Tifozët thërrisnin ‘Messi, Messi’, Ronaldo i përgjigjet me këtë veprim të turpshëm

VIDEO/ Tifozët thërrisnin ‘Messi, Messi’, Ronaldo i përgjigjet me këtë veprim të turpshëm

11:52, 19/04/2023

Al Nassr doli pa pikë nga derbi ndaj Al Hilal duke komplikuar misionin titull në Arabinë Saudite.

Skuadra e Cristiano Ronaldos humbi 2-0 në një përballje ku legjenda portugeze u bë protagonist negativ.

Në minutat e para të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të verdhë pas një bllokimi në stil mundjeje ndaj Gustavo Cuellar.

13 minuta përpara fundit realizoi një gol shumë të bukur, por u anulua nga VAR-i.

Fundi i ndeshjes solli edhe humbjen e qetësisë nga 38-vjeçari.

Tifozët e Al Hilal nisën të thërrisnin në kor emrin e Leo Messit.

Si kundërpërgjigje, CR7 u kthye nga tribuna ku ishin vendosur tifozët kundërshtarë duke prekur organet gjenitale.

Veprimi i tij është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit po përballet me kritika të shumta.

Al Nassr mbetet në vendin e dytë në kampionatin saudit me tri pikë më pak se kryesuesit e Al Ittihad, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më pak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco