Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Premier League/ Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi me Lampard, historike për Brighton

Premier League/ Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi me Lampard, historike për Brighton

18:23, 15/04/2023

Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi (2 në kampionat dhe 1 në Champions League) nën drejtimin e Frank Lampard.

“Blutë e Londrës” vuajnë edhe nën drejtimin e “timonierit” të ri teksa u mposhtën në “Stamford Bridge” nga Brighton me shifrat 1-2.

E para herë në histori që Brighton fiton një sfidë në stadiumin “Stamford Bridge”.

Në fakt, u duk se do të ishte ndeshja e duhur që Chelsea të niste kthesën teksa vendasit kaluan në avantazh me anë të Gallagher në minutën e 13-të.

Mesfushori ishte me fat pasi goditja e tij u devijua duke nxjerrë në këtë formë jashtë loje portierin Sanchez.

Kur u duk se Brighton do të vuante, nisur edhe nga dy zëvendësime të detyruara si pasojë e dëmtimeve, të besuarit e trajnerit Roberto De Zerbi gjetën forcën për të reaguar.

Ishte Danny Welbeck ai që riktheu baraspeshën i cili shënoi me kokë, në të 42-tën kur kishte vetëm tre minuta në fushë.

Në fraksionin e dytë, Brighton kishte një “marsh” më shumë dhe ishte më aktive drejt gjysmëfushës kundërshtare.

Falë presingut të vazhdueshëm erdhi edhe goli i avantazhit me Encison që realizoi një supergol nga distanca në të 70-tën me portierin Kepa që pavarësisht tentativës për të ndalur topin, e pati të pamundur për të mbërritur të ndalte goditjen e sulmuesit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe miqtë dolën me tre pikë duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve në vend të shtatë, duke u afruar me zonën europiane.

Nga ana tjetër, Chelsea mbetet në vend të 11-të me 39 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco