'Sikur shpërtheu bomba'/ Humbi kontrrollin e makinës, lojtari 20 vjeçar shkatërron një bar në Udine

'Sikur shpërtheu bomba'/ Humbi kontrrollin e makinës, lojtari 20 vjeçar shkatërron një bar në Udine

11:52, 14/04/2023

Destiny Udogie, futbollist i Tottenhamit, i huazuar tek Udinese në Serinë A, humbi kontrollin e makinës së tij dhe e përplasi në tarracën e një lokali në Udine (Itali), në orën tre të mëngjesit.

Mbrojtësi 20-vjeçar italian, për të cilin Tottenhami pagoi më shumë se 16 milionë euro, përplasi automjetin e tij të markës Mercedes, duke shkaktuar mbi 3000 euro dëme.

“Këtu duket se ka shpërthyer një bombë”, deklaroi pronari i barit, që u shkatërrua nga Udogie.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar dhe Policia i ka kryer testin e alkoolit Destiny Udogie, i cili është stërvitur normal të nesërmen e aksidentit, detajet e të cilit ende nuk dihen.

Udogie, siç përcaktohet nga rregulloret e brendshme të klubit, do të marrë masën e duhur ndëshkimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco