As Vinicius, as goleadori Benzema dhe Asensio: Ja cili lojtar magjepsi Ancelottin mbrëmë

As Vinicius, as goleadori Benzema dhe Asensio: Ja cili lojtar magjepsi Ancelottin mbrëmë

09:26, 13/04/2023

Real Madrid mundi Chelsean 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti thotë se i duhet ende shumë punë për t’’u kualifikuar dhe ka veçuar një nga lojtarët e ekipit të tij nga sfida e djeshme.

Golat për Realin u shënuan nga Benzema në pjesën e parë dhe Asensio në pjesën e dytë dhe punën e vendasve ia lehtësoi shumë mbrojtësi i Chelseat, Ben Chilwell, i cili mori karton të kuq për një faull si lojtari i fundit në mbrojtje.

"Në Londër duhet të luajmë njësoj si në Madrid. Nuk duhet të mendojmë për dy gola epërsi, për të mbrojtur apo të ngjashme. Ne kemi nevojë për përqendrim të plotë nga minuta e parë deri në minutën e 90-të, gjithçka njësoj siç bëmë në këtë ndeshje," tha Ancelotti dhe vazhdoi:

"Ne kemi 90 minuta të vështira përpara nesh, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përsërisim të gjitha këto në Stamford Bridge. Jam i kënaqur, por mund të jemi edhe më mirë. Në pjesën e dytë ishim pak të lodhur, por do të të gënjej nëse them se nuk isha i kënaqur. Ne zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi të shkëlqyer si Chelsea."

Më pas ai veçoi një lojtar në veçanti duke thënë se është më i miri në fushë dhe vlerësoi brazilianin Vinicius si dhe Militaon dhe Alaban.

"Vinicius luajti shkëlqyeshëm, por një lojtar ishte edhe më i mirë për mendimin tim. Ai ishte Valverde, ishte lojtari më i mirë në fushë. Militao dhe Alaba luajtën gjithashtu të mirë, ishin vazhdimisht me Sterling dhe Felix dhe bënë një lojë të mirë", thotë Ancelotti dhe shton: E njoh mirë futbollin dhe besoj se lojtarët e mi e kuptojnë se kanë mbetur edhe 90 minuta. Do të jetë e vështirë dhe ne duhet të jemi gati. Kam kujtime të shkëlqyera nga Frank Lampard si lojtar dhe shpresoj se ai do të jetë i tillë si trajner. Por jo domosdoshmërisht në ndeshjen e kthimit”.

Nëse Reali kalon Chelsean dhe fiton një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli mes Manchester Cityt dhe Bayernit, ku qytetarët kanë epërsi 3-0.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco