Të gjithë të çmendur pas Osimhen, gjiganti europian ofron 100 milionë euro

Të gjithë të çmendur pas Osimhen, gjiganti europian ofron 100 milionë euro

21:05, 11/04/2023

 

Jo vetëm klubet e Premier Ligue, por edhe Bayern Munich po monitoron Victor Osimhenin. Sipas raportimeve të Sky Deutschland, bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi për merkaton e verës dhe janë gati të bëjnë një investim mbi 100 milionë euro.

Randal Kolo Muani, ylli i Eintracht Frankfurt, është emri më i përfolur, por jo i vetmi. Në fakt, Bayern po monitoron edhe qendërsulmuesin e Napolit. Megjithatë, përpara se të planifikojnë lëvizjen e ardhshme, drejtuesit duan të diskutojnë me Thomas Tuchel, trajnerin e ri që ka zënë vendin e Julian Nagelsmann.

Takimi do të mbahet pas ndeshjes së dyfishtë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League kundër Manchester Cityt. Që prej largimit të Robert Leëandoëski, Bayerni është vënë në kërkim të një qendër sulmuesi, por për momentin ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco